Ka nisur sot në vendin tonë procesi i vaksinimit të mësuesve. Kyeministri Edi Rama ishte i pranishëm në shkollën “4 dëshmorët” në kryeqytet ku tha se nga e hëna do të vijojë vaksinimi i mësuesve në të gjithë Shqipërinë. “Kemi nisur vaksinimin e mësuesve do të shtrihet ditën e hënë në të gjithë Shqipërisë, sipas njësive administrative dhe me shkolla që do të shërbejnë si njësi vaksinimi. Ka orare dhe do të vijnë të bëjnë vaksina. Është një hap i madh para dhe në ditët në vijim do të kemi një lajm shumë të mirë për të ardhur më shumë vaksina. Do të arrijmë që të kryejmë vaksinim intensiv, do të vaksinojmë pensionistët”. Sa i takon vaksinës Astrazeneca, e cila është pezulluar në disa vende të Europës, Rama tha se Suedia nuk do të sillte vaksina të pasigurta. (A2 Televizion)
Nis vaksinimi i mësuesve me AstraZeneca, Rama: Suedia nuk do të na sillte vaksinë të pasigurt
