
Parku Kombëtar i Llogorasë është përfshirë nga mjegulla e dendur, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Pas ditëve me reshje shiu, mjegulla ka mbuluar të gjithë zonën, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë.
E mbuluar nga mjegulla është edhe rruga e vjetër që të çon drejt Palasës, Dhërmiut dhe Himarës.
Për shkak të shikueshmërisë së kufizuar, drejtuesit e automjeteve po lëvizin me shpejtësi të reduktuar.
Në ditë me mot të kthjellët, nga Llogoraja mund të shihet një pjesë e madhe e jugut të vendit, por këtë të diel mjegulla e dendur e ka bërë të pamundur pamjen drejt zonave përreth.
(A2 Televizion)