Nis vaksinimi masiv me dozën e dytë të vaksinës

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 12:00 | Aktualitet
Nis vaksinimi masiv me dozën e dytë të vaksinës

Ka nisur sot vaksinimi masiv me dozën e dytë të vaksinës për të moshuarit në qendrën e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

 “Sot kemi ditën e rivaksinimeve. Sot kemi mbi 10 mijë të moshuar të planifikuar për t’u rivaksinuar dhe kalojmë në mbi 425 mijë vaksinime. Aktualisht, kemi disponibilitet mbi 300 mijë vaksina”, u shpreh Manastirliu.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Në total janë kryer 417 146 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej të cilave 322 710 vaksinime për personat mbi 60 vjeç. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjitha parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos