
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin e kandidatëve për deputet. Pas depozitimit të listave brenda afatit ligjor, vetëdrejtuesi i institucionit njoftoi për nisjen e procesit të verifikimit, sidomos atij të dekriminalizimit.
“Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të dekriminalizimi po bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, shkroi Celibashi.
Pas skadimit të afatit për depozitimin e kandidatëve për deputet, doli edhe numri i subjekteve zgjedhore që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare.
Numri i subjekteve rindez edhe një herë diskutimin se si duhet të kompozohet fleta e votimit, ku me reduktimin e garuesve në zgjedhje, duket se i rriten më shumë shanset variantit me emrat e kandidatëve. (A2 Televizion)