
Ka nisur seanca dëgjimore për gjyqtarin e Apelit për Krimet e Rënda, Dhimitër Lara në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Sipas raportit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, deklarimi i tij është i saktë, ndërsa për pastërtinë e figurës, DSIK ka pohuar se subjekti është i përshtatshëm për sistemin.
Por edhe pse për rivlerësimin profesional, Lara ka marrë një vlerësim pozitiv nga KLD, ndaj tij ka pesë denoncime nga publiku. Më i famshmi është ai i Laert Shytit, i dyshuar si pjesëtar i organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”. Ky i fundit e ka akuzuar Larën, i cili ka gjykuar fillimisht këtë çështje, se është i korruptuar, edhe pse sipas Këshillit të Lartë të Prokurorëve nuk është paraqitur asnjë provë që vërteton këtë dyshim.
Megjithatë vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda mbi vëllezërit Shyti (Laert dhe Orik) për fajësinë e tyre është hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë në datën 9 mars 2016. Çështja u rikthye për rigjykim dhe me një trupë të re gjykuese, edhe vendimi ndryshoi dy i shpallur të dy vëllezërit dhe personat e tjerë të akuzuar, si të pafajshëm. (A2 Televizion)