Nis zbatimi i planit për targat, Sveçla: Nga sot, masë paralajmërimi për shkelësit

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 12:35 | Kosova
Nis zbatimi i planit për targat, Sveçla: Nga sot, masë

Policia e Kosovës ka nisur nga kjo e martë zbatimin e planit të qeverisë për automjetet me targa serbe që qarkullojnë brenda shtetit.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla, inkurajoi qytetarët në veri të vendit të regjistrojnë automjetet me targat RKS dhe tha se për shkelësit nis nga 1 nëntori shqiptimi i masës së qortimit.

“Ftoj të gjithë qytetarët që posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale, nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend”, tha Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm.

Afati për riregjistrim të targave skandonte në 31 tetor, por pas presionit të ndërkombëtarëve autoritetet në Kosovë prezantuan një plan më të zbutur të ndarë në tre faza: pas masës së qortimit, faza e dytë nis në 21 nëntor dhe parashikon vendosjen e një gjobe prej 150 euro për pronarët e automjeteve me targa të tilla. Sipas vendimit të qeverisë, më vonë do të përdoren targat provuese, dhe pas 21 prillit, në Kosovë nuk do të mund të qarkullojnë makinat me këto targa. Nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shpehur zhgënjim që qeveria e Kosovës nuk veproi në përputhje më kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë. Zëdhënësi i departamentit të shtetit, Ned Price, tha të hënën se SHBA kërkoi nga Kosova një shtyrje të plotë të afatit për riregjistrimin e automjeteve, e jo “shtyrje të pjesshme”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos