Nishani për A2 CNN: Basha përdor Berishën për të harruar humbjen

Nga A2 CNN
8 Shtator 2021, 18:11 | Politikë
Nishani për A2 CNN: Basha përdor Berishën për të

Transparenca mbi fatin e Sali Berishës është detyrimi që Lulzim Basha ka ndaj partisë dhe elektoratit, ndaj dhe zërat që paralajmërojnë rrezikun e përçarjes së PD-së nuk e bindin Bujar Nishanin.

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar, i larguar para kohe nga kjo detyrë për shkak të kritikave që shprehu ndaj kryetarit Basha, shpjegon për A2 CNN se Partisë Demokratike i kanoset një rrezik më i madh: “Mua nuk më shqetëson impakti i një individi, por largimi gjithmonë e më shumë i elektoratit dhe mungesa gjithmonë e më shumë e elektoratit tek Partia Demokratike”.

Në një intervistë për A2 CNN, Nishani është i mendimit se Basha po shfrytëzon edhe përplasjen e Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të larguar vëmendjen nga disfata e 25 Prillit: “Duke qenë se dështoi në formë spektakolare, dëshiron që të largojë vëmendjen”.

https://a2news.com/2021/09/06/ceshtja-berisha-kadilli-pd-duhet-te-kete-nje-qendrim-te-qarte-e-ardhmja-nuk-duhet-te-jete-non-grata/

Sipas tij, kjo i shkon për shtat edhe kryeministrit Edi Rama: “Rama ka si interes të ketë një opozitë të dobët”.

I pyetur mbi zgjedhjen e Mark Markut për t’u larguar nga partia me qëllim që opozitarizmin ta fokusonte kundër qeverisë Rama, Nishani shpjegon ku ndahet me ish-drejtuesin politik të Lezhës, që gjithashtu nuk i kurseu kritikat ndaj Bashës: “E keqja është qeveria, por që të largohet ajo duhen mekanizma, dhe mekanizmat mungojnë”.

Nuk preferon të komentojë ekipin e zgjedhur nga Basha për opozitën përballë Ramës, duke nënvizuar se më të rëndësishme se emrat janë parimet, ndërsa lëvizjet në kampin kundërshtar i sheh si taktika të kryesocialistit në funksion të manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme.

Intervistën e plotë me ish-Presidentin Bujar Nishani mund ta ndiqni në kanalin e A2 CNN në YouTube. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos