Nisin zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, sot votojnë të infektuarit me Covid-19 dhe të vetizoluarit

Nga A2 CNN
13 Korrik 2020, 12:45 | Ballkani
Nisin zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, sot votojnë të

Ka nisur votimi 3-ditor për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut. Sot do të votojnë personat e infektuar me Covid-19 dhe ata që janë izoluar pasi dyshohen se mund të jenë prekur nga virusi.

Si asnjëherë më parë, zgjedhjet do të mbahen me një protokoll rigoroz sigurie ku është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse, dorezave dhe respektimi i distancimit fizik.

Të infektuarit dhe të vetizoluarit votojnë nga shtëpia dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka angazhuar disa grupe që do të mundësojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Të drejtë vote në Maqedoninë e Veriut kanë 1,8 milionë banorë, ndërsa shtetasit që jetojnë jashtë vendit nuk do të marrin pjesë. Në këto zgjedhje partitë shqiptare hyjnë të përçara pasi nuk kanë arritur një koalicion të përbashkët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos