Shifra të larta të infektuarish me koronavirus në Maqedoninë e Veriut në 24 orë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 21:05 | Ballkani
Shifra të larta të infektuarish me koronavirus në Maqedoninë

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një tjetër ditë të keqe përsa i përket pandemisë së koronavirusit, e cila ka goditur rëndë vendin fqinj.

Autoritetet shëndetësore raportojnë 6 viktima të tjera dhe 205 raste të reja me koronavirus në ditën e fundit, duke shënuar kështu një nga bilancet më të këqija nga pandemia.

Deri në këto momente numri total i të prekurve ka shkuar në 7777 persona, ndërsa viktimat janë 368. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos