Nisma anti informalitet, Preçi: Po zbatohet vetëm për të mbushur buxhetin

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 17:26 | Ekonomi

Ish ministri i Ekonomisë, Zef Preçi ngre shqetësimin për mënyrën sesi qeveria po zbaton nismën anti- informalitet. Sipas tij, nuk po synohet futja e ekonomisë në shinat e ligjshmërisë, por vetëm mbushja e buxhetit me të ardhura.

Ekspertët e ekonomisë janë skeptikë për mënyrën sesi tatimet po zbatojnë nismën kundër informalitetit. Sipas Zef Preçit, ajo po bëhet për të mbushur buxhetin e shtetit me të ardhura dhe jo për të vendosur në shinat e ligjshmërisë biznesin dhe ekonominë.

“Komuniteti shqiptar i biznesit është i frustruar nga këto rritje taksash që dekurajojnë qytetarin të kontribuojë, dhe inkurajojnë rritjen e evazionit fiskal”, thotë Preçi.  

Zef Preçi

Ish ministri i Ekonomisë, Zef Preçi argumenton se tatimet duhet ti përqendrojnë kontrollet tek biznesi i madh, pasi janë ata që kryejnë edhe pjesën dërrmuese të evazionit.

https://a2news.com/2019/11/19/informaliteti-ne-ekonomi-qeveria-nuk-ka-shifra-sesa-eshte-kjo-dukuri/

Nisma anti-informalitet, e nisur në korrik ka qenë e fokusuar në sektorin e turizmit, ndërtimit dhe hidrokarbureve, ndërsa tatimet kanë njoftuar se në vijim do të përqendrohen tek sektorët e fasonit dhe call centerave, ku bëhet mosdeklarimi i pagave reale të punonjësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos