Nismat kushtetuese të opozitës: PD prezanton në Kuvend vetingun e politikanëve, braktis mbledhjen

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 18:13 | Politikë
Nismat kushtetuese të opozitës: PD prezanton në Kuvend vetingun e

Konsensusi për ndryshimet kushtetuese nuk duket në horizontet e partive politike. Në mbledhjen e radhës të Këshillit të legjislacionit ku nisi shqyrtimi i amendamenteve të opozitës, demokratët braktisën mbledhjen duke akuzuar shumicën se po minon dialogun.

Partisë Demokratike i hasi sharra në gozhdë në iniciativën e saj për ndryshimet kushtetuese. Në mbledhjen e këshillit të legjislacionit, e cila nisi me tone tejet të qeta, Kreu i grupit parlamentar Alfred Rushaj bëri prezantimin e amendamenteve ku kryefjalë kishte vetingun në politikë. “Pastron përfundimisht politikën nga krimi”, tha Rushaj.

Shkak i përplasjes ishte propozimi i Fatmir Mediut për unifikimin ndryshimeve kushtetuese, vetingu në gjyqësor i PS-së me vetingun në politikë të PD-së.

Propozimi i kryerepublikanit u hodh direkt poshtë nga PS. “I joni është amendament teknik”, tha Felaj. Mbledhja u fut në ngërç dhe shkak ishte kalendari i punimeve. “Është ky kalendar që ju keni propozuar që në fakt i mbyll nismën tuaj”, u shpreh Nikolla.

Nikolla hodhi në votë propozimin e socialistit Toni Gogu ku kërkoi shtyrjen e kësaj piketë rendit të ditës. Votimi nxiti revoltën e demokratëve. “Po e lini për mbledhjen tjetër edhe këtë pikë të rendit të ditës”, shtoi Nikolla.

“Ju keni vendos të hidhni ne erë dialogun politik në Kuvend. Ne vijmë për të bashkëpunuar, ju thoni që seancën e PD do e vendosë Toni Gogu me Ermonela Felajn”, u shpreh Bardhi.

Ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen pa konsensus, gjë që demokratët ia vunë në dukje socialistëve që gjithashtu janë nevojë për votat e opozitës për vetingun në drejtësi. “Nëse keni votat për të ndryshuar kushtetutën vetë vazhdojeni”, u shpreh me tone të forta Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos