“Open Balkan”, mbahet takimi i radhës në Beograd, Maqedonia e Veriut përfaqësohet nga Dimitrov

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 10:02 | Politikë
“Open Balkan”, mbahet takimi i radhës në Beograd,

Edhe pse pa prezencën e Zoran Zaev, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç do të mblidhen në Beograd në kuadër të nismës “Open Balkan”.

Republika e Maqedonisë së Veriut do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Takimet mes liderëve do të zhvillohen në datën 4 nëntor. Për të vënë në jetë liritë e Bashkimit Europian për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave ditën e enjte do të zhvillohet takimi i Këshillit të Atlantikut, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga biznesi por dhe ministrat e secilës qeveri.

Ky takim do të ketë në fokus dhe tregtinë e për këtë arsye është parashikuar dhe një takim me përfaqësues të 15 kompanive shqiptare, serbe dhe nga Maqedonia e Veriut.

Në orën 10:30 të datës 4 nëntor do të zhvillohet takimi mes 3 liderëve e më pas do të ketë dhe një konferencë të përbashkët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos