
Partia Demokratike braktisi sërish mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit. Pas prezantimit të nismës së propozuar nga opozita për ndryshimin e kushtetutës, mbledhja u përfshi në debate ku PD kërkonte unifikimin e amendamenteve kushtetuese në një draft të vetëm.
Pas 1 orë diskutimesh, kryeparlamentarja Nikolla hodhi në votë propozimin e socialistit Toni Gogu për ta shtyrë kalendarin e punimeve përsa i përket amendamenteve kushtetuese të PD-së.
Ky veprim i Nikollës u cilësua nga opozita si minim i dialogu maxhorancë-opozitë duke u larguar nga mbledhja. (A2 Televizion)