Ministrja Kumbaro prezanton ligjin për faunën: Përfshihen drejtpërdrejt dhe bashkitë

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 13:22 | Politikë
Ministrja Kumbaro prezanton ligjin për faunën: Përfshihen

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se Këshilli i Ministrave miratoi një ligj shumë të rëndësishëm për faunën e egër.

Sipas Kumbaros, ky detajim ligj angazhon dhe bashkitë për të përcaktuar sistemet ku lëvizin lloje të ndryshme kafshësh të egra.

“Morëm një vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me mjedisin, i cili detajon ligjin për faunën e egër. Kur flasim për faunën, një pjesë e specieve janë të shpërndara në territor dhe jo vetëm në zonën e mbrojtur. Me vendimin e sotëm, përcaktojmë kriteret për të përcaktuar ekosistemet ku lëvizin llojet e faunës së egër, përfshijmë edhe bashkitë të cilat nuk mund të jenë pasive. Me këtë VKM, janë bashkitë që kanë detyrën për identifikimin e ekosistemeve, të hartimit të planeve dhe të cilat hartohen më tej nga ministri i Mjedisit”, tha Kumbaro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos