
Arbitri Srdjan Obradovic është dënuar me 15 muaj burg për “shpërdorim detyre”, pasi në një ndeshje të kategorisë së parë serbe, në vitin 2018, (Spartak Subotica-Radnicki Nis) favorizoi ekipin vendas.
Gjithashtu, Obradovic nuk do të lejohet që të mbajë poste në Federatën e Futbollit për 10 vitet e ardhshme.
Arbitri akordoi një 11-metërsh qesharak në këtë ndeshje për prekje topi me dorë në zonë, kur në fakt, mbrojtësi e devijoi krosimin me këmbë. (A2 Televizion)