
Mes kritikave të shumta për lojën e zhvilluar në 3 ndeshjet e fundit eliminatore për Botërorin 2022 në Katar, Shqipëria është për rekord.
UEFA ka vlerësuar kuqezinjtë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku vë në dukje se kombëtarja e drejtuar nga Edy Reja nuk ka humbur në 6 ndeshje radhazi në transfertë, në të cilat nuk ka pësuar asnjë gol.
Një rekord për kuqezinjtë, i cili është me të vërtetë për t’u përgëzuar, por në anën tjetër duhet pasur parasysh se kundërshtarët kanë qenë të një niveli jo shumë të lartë. (A2 Televizion)