Një dasmë si në përralla, Princesha e Jordanisë lidh kurorë me financierin nga New York-u

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 19:14 | Bota

Princesha Iman e Jordanisë ka lidhur të dielën kurorë me partnerin e saj financier. Ceremonia aspak modeste u mbajt në kryeqytetin e vendit, Amman.

Princesha Iman është 25 vjeç dhe është fëmija i dytë i mbretëreshës Rania dhe Mbretit Abdullah II, kurse bashkëshorti i saj është Jameel Alexander Thermiotis.

Çifti njoftuan se ishin fejuar korrikun e kaluar. Thermiotis punon si menaxher për një fond të Venture Capital në New York.

Nusja kishte veshur një fustan të bardhë të dizajnuar nga Dior për ditën e saj të madhe. Nga ana tjetër, nëna e saj, mbretëresha Rania dukej elegante me një fustan rozë që e kishte kombinuar me bizhuteri diamanti.

Në flokë, princesha mbante kurorën me diamantë të nënës së saj ndërsa në tërësi kishte bërë një makijazh të lehtë. Për më tepër detaje nga ceremonia, shfletoni foto-galerinë më sipër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos