Një ditë pas koalicionit me PD, Bamir Topi jep dorëheqjen nga drejtimi i FRD

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 13:05 | Politikë

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë, një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me Partinë Demokratike, për zgjedhjet e 25 prillit.

Arsyet e kësaj dorëheqje janë ende të paqarta, ndërkohë që kujtojmë që FRD u prezantua një ditë më parë në negociata me Lulzim Bashën nga Sali Shehu.

Fryma e Re Demokratike u krijua nga Topi pas largimit nga Presidenca, duke dalë në zgjedhje edhe me Partinë Socialiste. Gjatë vitit të fundit, Aleksandër Biberaj dhe Gazmend Oketa u rikthyen në Partinë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos