Regjistrohet në KQZ koalicioni i dytë për zgjedhjet e 25 prillit

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 20:40 | Politikë

Mbrëmjen e sotme është regjistruar ën KQZ edhe koalicioni i dytë zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Bëhet fjalë për koalicionin “Aleanca” që përfshin "Aleancën e reformave Demokratike". Kjo është partia me kryetar Krenar Rryçin (deputet) dhe ka si deputete edhe Majlinda Halilajn.

 Aleanca për demokraci dhe solidaritet me kryetar Gaqo Apostolin, Aleanca demokratike Shqiptare me kryetar Eduart Abazin, Aleanca barazi dhe drejtësi europiane, Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, Aleanca partia për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve dhe Partia me aftësi të kufizuara të Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos