
Ishte një përvjetor i rëndësishëm për aktorin e njohur spanjoll Antonio Banderas, pa dyshim një nga personazhet më të dashura të ekranit të madh falë interpretimeve në filmat e regjisorit Pedro Almodovar dhe në suksese hollivudiane si “Shtëpia e Shpirtrave”, “Zorro”, dhe shumë të tjerë në një karrierë pothuajse 40-vjeçare.
Por sot aktori i njohur nuk ishte në formën dhe në humorin e duhur për të festuar. Arsyet i shpjegoi në një postim në rrjetet sociale, ku deklaroi se kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.
“Ndihem relativisht mirë, vetëm paksa i lodhur”, thuhet në mesazh ku gjithsesi spanjolli shpreh besimin tek mjeket dhe i premton vetes një periudhë pushimi ku do të ketë kohe të lexojë, shkruaj dhe të bëj sërish plane për t’i dhënë një kuptim këtyre 60 viteve”.
Mesazhe mbështetje kanë ardhur nga mijëra fansa të tij, madje edhe nga ekipi i Malagës, vendlindjes së tij. (A2 Televizion)