
Klubi i Futbollit Vllaznia duket se e ka gjetur trajnerin që do të udhëheqë ekipin në sezonin e ri të Kategorisë Superiore.
Pasditen e së mërkurës ka zbarkuar në Shqipëri trajneri gjerman Thomas Brdarić, i cili sipas burimeve pritet të marrë në dorë stolin e shkodranëve pas largimit të Hysen Dedjas.
Ende nuk dihen detaje nëse është arritur marrëveshja, por mesa duket gjermani ka ardhur personalisht për të kryer negociatat.
Thomas Brdarić ka një karrierë të pasur si futbollist ku ka luajtur me Shtutgart, Fortuna Dyseldorf, Leverkusen, Wolfsburg dhe kombëtaren gjermane.
Vllaznia arriti të qëndronte dhe për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore, vetëm pasi kaloi në play-off Besëlidhjen e Kategorisë së Parë në një ndeshje që përfundoi 3-1. (A2 Televizion)