Dy viktima nga shpërthimi, policia: Shkak gazi brenda banesës, pallati do shembet

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2026, 15:22 | Kronikë

Shpërthimi në pallatin në Elbasan shkaktoi dy viktima. Hatixhe Berisha, 82 vjeçe, u gjet e pajetë një kat mbi apartamentin ku ndodhi ngjarja e rëndë, pak pasi mbërritën zjarrëfikësit.

Pas shuarjes së flakëve, 40 minuta pas mesnatës së të mërkurës, u gjet dhe trupi i 69-vjeçarit Hamit Ibro, shkruan A2.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe shërbimet e forcave ushtarake, ndërsa u realizua dhe ekspertiza për shpërthimin e fortë. Në hetim morën pjesë dhe ekspertët xhenierë të Reneas, të cilët verifikuan disa pista të dyshimeve.

Në deklaratë, policia thotë se shkak dyshohet të ketë qenë rrjedhja e gazit në katin e tretë të ndërtesës ku jetonte Ibro. Mësohet se për shkak të ngarkesës së lartë në ambientet e ndërtesës dhe forca e shpërthimit ka qenë e madhe.

Të paktën 10 banorë të të njëjtit pallat morën ndihmën mjekësore në spital prej tymit apo lëndimeve të tjera. Pas mjekimit, bëhet e ditur se u larguan për t’u strehuar tek të afërm, por edhe në ambientet e siguruara nga Bashkia e Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos