Një kotoletë pule shkon në hapësirë

Nga A2 CNN
17 Tetor 2020, 14:45 | Lifestyle
Një kotoletë pule shkon në hapësirë

Shkencëtarët kanë nisur shumë njerëz dhe gjëra në hapësirë, por një supermarket britanik është i pari që dërgon atje një kofshë pule.

Për të festuar 50 vjetorin e saj, Iceland Foods Ltd, ndau një video ku shihet qartë sesi një kofshë pule shkon në kozmos.

Zinxhiri i dyqaneve ushqimore punësoi Sent Into Space, një kompani marketingu hapësinore, për të kryer “misionin” aspak të zakonshëm.

Kofsha e pulës qëndroi një orë në hapësirë në presion të ulët dhe temperatura që mund të ulen në -65 gradë Celsius, sipas Sent Into Space.

"Cila është mënyra më e mirë për të treguar që produktet tona janë “jashtë kësaj bote” sesa duke dërguar një nga produktet e preferuara të konsumatorëve, në hapësirë?", u shpreh Andreë Staniland, drejtori i supermarketeve.

"Të gjithë kemi ndryshuar mënyrën e blerjes muajt e fundit dhe ushqimi i ngrirë nuk ka qenë kurrë kaq popullor. Ne po presim me padurim të festojmë vitin e 50-të me klientët dhe t'i falënderojmë ata për mbështetjen e tyre.", shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos