
12-vjeçari Nathan Hrushkin, i cili dëshiron të bëhet paleontolog, ka bërë që tani një zbulim të rëndësishëm.
Hrushkin gjeti disa fosile dinosauri ndërsa po ecte me babanë e tij në Kanionin e Horseshoe në Badlands të Albertas në Kanada.
"Është e mahnitshme të gjesh diçka që është si reale, si një zbulim i vërtetë i dinosaurëve," i tha ai CNN.
Fosili ishte një kockë nga krahu i një hadrosauri të mitur, që jetoi rreth 69 milion vjet më parë, sipas një njoftimi për shtyp nga “”Nature Conservancy of Canada”.
Pasi gjetën fosilet, Nathan dhe babai i tij, Dion, dërguan fotografitë e kockave në Muzeun Royal Tyrrell të Paleontologjisë, i cili identifikoi fosilin dhe dërgoi një ekip paleontologësh në vendndodhje.
Fosilet mbrohen me ligj në Alberta dhe sipas autoriteteve është e rëndësishme që njerëzit të mos prishin ose shkelin asnjë fosile që mund të gjejnë. (A2 Televizion)