Elefantë të veshur si Santa Claus shpërndanë dhurata për nxënësit e shkollave në Tajlandë si pjesë e një tradite të përvitshme Krishtlindjesh në vendin kryesisht Budist!
“Nuk shpërndajmë vetëm dhurata, por performojmë së bashku me elefantët”, u shpreh një prej pjesëmarrësve në këto festime.
“Jam shumë i lumtur. Elefantët ‘vallëzojnë; shumë bukur”, tha një nxënëse.
Elefanti është kafsha simbol e Tajlandës dhe shfaqet përgjatë historisë dhe letërsisë së vendit, i cili edhe pse 98 përqind budist, feston edhe Krishtlindjen si pjesë të festave të fundvitit. (A2 Televizion)