
Barcelona ka njoftuar për një rast pozitiv në radhët e lojtarëve të skuadrës por që nuk rrezikon fazën finale të Champions League.
Futbollisti i prekur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk është pjesë e listës së lojtarëve të cilët nisen këtë të enjte drejtë Lisbonës atje ku Barcelona do të ndeshet me Bayern Munchen për çerekfinalet e Champions.
Bëhet fjalë për një prej 9 futbollistëve të rinj që i janë bashkuar katalanasve në përgatitjet për sezonin e ri, dhe që nuk ka simptoma ndërsa është izoluar në banesën e tij. (A2 Televizion)