Xhudistja gjermane doli Martyna Trajdos doli menjëherë në mbështetje të trajnerit të saj i cili e shkundi dhunshëm dhe e qëlloi dy herë me shpullë përpara ndeshjes së saj në Lojërat Olimpike të Tokios.
Trajdos do të përballej me hungarezen Szofi Ozbas në raundin e 1/32 kur kamerat kapën këtë moment që shkaktoi reagim anembanë botës.
Xhudistja që garonte në peshën deri në 63 kg u shpreh në rrjetet sociale se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar pasi ky ishte një ritual që ajo e bënte gjithnjë me trajnerin pasi e motivonte dhe e bënte gati për të garuar. (A2 Televizion)