
Politikanët e partive kryesore në Gjermanë kanë shprehur mërzinë e tyre pasi një neonazist ka fituar postin e kreut të Bashkisë në një qytezë të vogël në shtetin Hese. Stefan Jagsch i partisë Nacional Demokratike (NPD) u zgjodh me vota unanime nga shtatë këshilltarët e qytetit Valdzidlung (2650 banorë), pranë Frankfurtit, pasi askush tjetër nuk garonte kundër tij.
Në vitin 2003, NPD i mbijetoi përpjekjeve të shtetit për ta shpallur antikushtetuese pasi Qeveria kishte disa informatorë brenda partisë, edhe në pozicione të larta, të cilët kishin shkruar një pjesë të argumenteve kundër saj.
Në qytezën e vogël, për Jagsch votuan edhe këshilltarët lokalë të CDU-së së Angela Merkel, por edhe të aleatëve të saj në pushtet të Partisë Socialdemokrate. Lideri lokal i kësaj të fundit, Markus Brando, tha se kandidati i NPD mbushi një vakum. Megjithatë, të tjerë përfaqësues të socialdemokratëve dhe kristiandemokratëve shprehën mërzinë e tyre. Paul Ziemiak, sekretari i përgjithshëm i CDU, bëri thirrje që zgjedhjet të anulohen, ndërsa homologu i tij në SPD, Lars Klingbeil, tha se vendimi i këshilltarit të partisë së tij ishte i papranueshëm. “Ne nuk bashkëpunojmë me nazistët”, shkroi ai në Twitter. (A2 Televizion)