Një Porsche që mund ta blejë kushdo

Nga A2 CNN
21 Korrik 2022, 22:02 | Lifestyle

Marka e famshme e makinave Porsche ka vendosur që të nxjerrë në treg një seri të re me… akullore. Në bashkëpunim me Pretty Cool Ice Cream, Porsche prodhoi akullore me shije të ndryshme, ndërkohë që në ambalazh ka zgjedhur disa nga modelet më ikonike të krijuara prej saj.

Sipas Ayesha Coker, zv/presidentja e marketingut e Porsche, “ishte një projekt argëtues”.

“Kemi krijuar shije fantastike që i kemi kombinuar me ngjyrat e makinave tona”, tha Coker.

Këto akullore kanë dalë në treg vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos