Një shekull si kryeqytet, Tirana feston me koncert, “Ura e Tabakëve” spostohet tek “Nënë Tereza”

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 21:24 | Fotolajme

Në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, Bashkia krahas aktiviteteve të tjera  ka organizuar një koncert në sheshin “Nënë Tereza”.

Emër të njohur të estradës shqiptare, si Merita Halili, Irma Libohova dhe Sinan Hoxha  kënduan këngët tradicionale kryeqytetase, ndërkohë që i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili në skenën e shndërruar në urën e Tabakëve, një nga monumentet e Tiranës, kishte veshur kostumin tradicional. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos