Një tërmet i fuqishëm lëkund vendpushimin turistik turk dhe ishujt grekë

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 18:36 | Bota
Një tërmet i fuqishëm lëkund vendpushimin turistik turk dhe

Një tërmet i fuqishëm ka goditur pasditen e sotme vendqëndrimin turistik të Muglas në Turqi.

Sipas deklaratës së agjencisë kundër fatkeqësive natyrore në Turqi, tërmeti ka magnitudë 4.3 të shkallës Rihter dhe epiqendrën e ka pasur në zonën Marmaris të Muğla-s.

Tërmeti me thellësi 61.85 kilometra është ndjerë edhe në İzmir, Aydin, Bodrum dhe disa prej ishujve grekë.

Ndërkohë, një tjetër velrësim ka bërë Instituti Gjeodinamik i Athinës, që njofton se tërmeti ka qendrën në bregdetin turk, rreth 35 km në verilindje të ishullit të Symit dhe thellësia fokale ka qenë 57.8 kilometra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos