Një tërmet me magnitudë 7.2 godet brigjet e Haitit

Nga A2 CNN
14 Gusht 2021, 15:42 | Bota

Një tërmet me magnitudë 7.2 goditi brigjet e Haitit të shtunën, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan.

Epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në verilindje të Saint-Louis du Sud, sipas mediave ndërkombëtare.

Banorët në kryeqytetin e Port-au-Prince ndjenë dridhjen dhe shumë prej tyre dolën në rrugë nga frika.

Tërmeti u ndje në 8:30 me orën  lokale (13:30 sipas orës sonë në të gjithë vendin dhe dëmet materiale tashmë janë regjistruar në zonat e Jérémie dhe Les Cayes, sipas pamjeve të publikuara nga dëshmitarët.

Sistemi amerikan i paralajmërimit të cunamit tha se "parashikohen valë të rrezikshme të cunamit" që arrijnë një deri në tre metra mbi nivelin e baticës të mundshme përgjatë bregdetit të Haitit.

Vendi i Karaibeve po rimëkëmbet nga një tërmet me magnitudë 7 afër kryeqytetit 11 vjet më parë, që vrau dhjetëra mijëra njerëz dhe rrafshoi ndërtesat, duke lënë shumë të pastrehë. (A2 Televizion)

https://twitter.com/kapulet/status/1426535429998850048

A2 CNN Livestream

Latest Videos