Një tjetër efektiv policie i prekur me koronavirus në Korçë

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 10:14 | Aktualitet
Një tjetër efektiv policie i prekur me koronavirus në

Një rast i ri konfirmohet me koronavirusi në qarkun e Korçës. Burime për A2 bëjnë me dije se personi i prekur me Covid-19 është një punonjës policie.

Pasi bëri testimin me tampon, rezultatet e tij konfirmuan se efektivi i drejtorisë së kufirit është i prekur me virusin e ri.

Punonjësi i Policisë dyshohet të jetë infektuar nga kolegu i tij, i cili u raportua me koronavirus 6 ditë më parë. Momentalisht janë dezinfektuar të gjitha ambientet e brendshme të policisë së Korçës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos