Një tjetër mundës pritet të ekzekutohet në Iran

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 21:45 | Bota
Një tjetër mundës pritet të ekzekutohet në Iran

Irani do të ekzekutojë një tjetër mundës, vetëm pak muaj pasi kampionit Navid Afkari u mor jeta për vrasjen e një roje, gjatë protestave anti-qeveritare në vitin 2018.

Mehdi Ali Hosseini, 29 vjeç, u arrestua në vitin 2015 dhe u akuzua për vrasje pas një zënke në grup. Ekzekutimi pritet të ndodhë tani afër pasi familja refuzoi ta falë sportistin pas ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë, Hamid Sourian, mundësi fitues i medaljes së arit në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012, ka bërë thirrje që të ndalet ekzekutimi. “Shpresoj që familja ta falë këtë të ri”, ka thënë Sourian.

I fort ishte edhe reagimi i Cameron Khansarinia, drejtor i Bashkimit Kombëtar për Demokraci në Iran. “Shumica e atletëve në botë janë të frikësuar se ngjarjet sportive mund të anulohen për shkak të pandemisë, ndërsa në Iran kanë frik mos ekzekutohen”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos