
Meksika është vendi i radhës që heq dënimin për përdorimin e marijuhanës për qëllime rekreative.
Lajmi u dha nga kreu i Gjykatës së Lartë të Meksikës, Arturo Zaldivar, i cili e konsideroi këtë vendim si një ditë historike për triumfin e lirisë.
Me 8 vota pro dhe 3 kundër gjykata eliminoi referimin në dy nene të ligjit mbi shëndetin që ndalonin përdorimin e marijuhanës jashtë fushës mjekësore dhe shkencore. (A2 Televizion)