
Prej një dekade, ashtu sikurse shkrimtarë e përkthyes shqiptarë shkojnë në rezidenca letrare europiane, edhe Tirana pret si qytet rezidentë krijues të huaj.
Poeteka që për shumë kohë kujdeset për rezidencat letrare këtë fund korriku ka bërë të ditur të dhënat mbi shkëmbimet në letërsi.
Si është situata e përkthimeve në gjuhën shqipe, po e letërsinë sonë në Europë? Pasqyra e këtyre të dhënave është prezantuar sot.
Me gjithë këtë Leka pohon se ka një krizë të përkthyesve. Askush nuk do më të përkthejë libra.
Drejtuesja e qendrës së librit dhe leximit ka vlerësuar punën e Poetekës, institucionit tanimë që kujdeset prej një dekade për shkëmbimin letrar edhe përmes rezidencave. (A2 Televizion)