Riaktivizohet zjarri edhe në fushën e Maliqit, zjarrfikëset në terren për të izoluar flakët

Nga A2 CNN
30 Korrik 2023, 18:32 | Aktualitet

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në zonën trofike të fushës së Maliqit. Zjarr që ka përfshirë afro 70 hektarë kashtë, grurë i korrur.

Tre mjete të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë së Maliqit janë në terren për të izoluar flakët e zjarrit që të mos përhapen më tej në sipërfaqet ku gruri është korrur.

Jo zyrtarisht bëhet me dije se shkak janë bërë temperaturat e lartë që kanë ndikuar në ndezjen e zonës trofike duke përfshirë kështu një sipërfaqe kaq të madhe.

Zjarrfikësit e kanë tejet të vështirë për të punuar në një terren të tillë edhe për shkak të vështirësisë që sjell era. Sipas banorëve një zjarr i tille ne fushën e Maliqit nuk është parë herët e tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos