
Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA, njoftoi sot se 1.230 persona janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, që nisën të shtunën e kaluar.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, mes të vrarëve ka civilë dhe ushtarë, por ky bilanc ende nuk mund të verifikohet saktësisht.
Më parë, një raport i publikuar dje (e mërkurë) raportonte 1.045 të vdekur, gjithashtu duke përfshirë civilë dhe ushtarë.
(A2 Televizion)