President nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 20:49 | Politikë

President nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme në lidhje me amendamentet e propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, për të zgjedhur kreun e shtetit drejtpërdrejt nga populli.

Më herët, Komisioni për legjislacion miratoi amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli. Pro votuan gjashtë deputetë nga shumica parlamentare, ndërsa dy deputetët nga PDK-ja ishin kundër.

Në komision mungoi anëtari i LDK-së, ndërsa shefja e grupit parlamentar të kësaj partie, Jehona Lushaku nuk kishte të drejtë vote.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos