All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ofrohen në Gjirokastër, tunelet e luftës imagjinare që po i shërbejnë turizmit

Nga A2 CNN
31 Korrik 2023, 13:22 | Aktualitet
Ofrohen në Gjirokastër, tunelet e luftës imagjinare që po i
All - Paragraf - 1

Gjirokastra nuk është vetëm kalaja, pazari i vjetër, kalldrëmet apo shtëpitë karakteristike.

Por siç do qytet në periudhën komuniste edhe në Gjirokastër u ndërtuan tunelet e Luftës së Ftohtë që do ti bënin ballë sulmeve imagjinare të armiqve të atëhershëm të Shqipërisë komuniste.

All - Paragraf - 3

Një prej këtyre tuneleve Manushaqe Zhuli e ka kthyer në një mini -muze me objekte, veshje dhe shume gjera nga e kaluara e largët dhe më afërt e Gjirokastrës.

Përtej çmimit simbolik prej 1 euro, ideatorja e këtij muzeU, ndjehet e plotësuar me realizimin ëndrrës për të ekspozuar pjesëza nga e kaluara e vendit të saj.

Kjo ide duket se është pëlqyer edhe nga turistët, të cilët shprehen të kënaqur me atë që shikojnë.

All - Paragraf - 6

Ndërsa një tjetër sipërmarrës ka vendosur një tjetër tunel të luftës së ftohtë ta ktheje në një vend ku tregton produkte bio të bëra nga vetë ajo.

Rritja e konsiderueshme e numrit të turistëve në Gjirokastër ka bërë që qyteti të kërkojë mundësi të tjera për zhvillimin e hapësirave të reja, të cilat jo vetëm tërheqin vizitorë por janë edhe burim te ardhurash. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos