Fiton padyshim çmimin për babanë më të papërgjegjshëm, por ndoshta edhe atë më me fat, një anglez 33-vjeçar i cili ka shpërndarë në rrjet një video që u bë shumë shpejt viral.
Video tregon në fakt disa çaste terrori për familjen e tij në qershorin e vitit 2020. Jemi në mes të pandemisë dhe Nick Ballinger i mbyllur në shtëpi si të gjithë, tenton të dëfrehet në kopshtin e tij me fëmijët. Ai ka një top nëpër këmbë dhe për një moment mendon ta gjuajë në formë harku, duke kaluar lartësinë e djalit të tij 2-vjeçar, Quade.
Por topi godet fuqishëm kokën e vogëlushit, që rrëzohet me kokë në tokë. “Në momentin e parë që godita topin, ndjeva se kisha bërë hatanë dhe u panikova”, rrëfen sot Nick.
Por fatmirësisht për të, djali sot ka mbushur 4 vjeç dhe është në gjendje shëndetësore perfekte. “Ai nuk e do shumë futbollin, preferon regbinë dhe nuk ka faj”, thotë i ati. (A2 Televizion)