Jemi dy ditë larg përvjetorit të parë të luftës në Ukrainë. Vladimir Putin iu drejtua të tijëve duke paralajmëruar organizim më të madh në të ardhmen për të marrë territoret të cilat pretendon se janë ruse. Joe Biden, përkrahësi më i madh i vendit të Zelenskyt, nga Polonia ngjitur, theksoi edhe një herë se Perëndimi nuk ka ndërmend ta braktisë Ukrainën. Nuk mjafton me kaq. Serbia, që është cilësuar si satelit i Rusisë në Ballkan, në kulmin e ndërhyrjes ndërkombëtare për Kosovën, njofton blerjen e armëve të reja për t’u mbrojtur, por nga kush? A kemi të bëjmë me presionin e radhës apo diçka po “kurdiset” nën hije? Këto dhe çështje të tjera për gjeopolitikën u diskutuan me ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafin, i cili ishte në një lidhje direkte me “Ditarin”, në A2 CNN. (A2 Televizion)
Një vit nga lufta në Ukrainë, çfarë ka ndryshuar në gjeopolitikë?
