Bojkot në universitete, studentët refuzojnë dialogun, në auditorë pas dorëheqjes së kryeministrit

Nga A2 CNN
27 Tetor 2026, 15:05 | Sociale

Studentët në universitete vijojnë protestën dhe bojkotin pa afat të mësimit. Edhe në ditën e 14-të të lëvizjes së tyre, ata refuzojnë dialogun, për të cilin Rama, prej më shumë se një jave, ka vendosur para Kryeministrisë gurin e mermerit tetëkëndor, që zëvendësoi karriget e dy ditëve të para.

Edhe pse në sheshe vihet re ulje e pjesëmarrjes së studentëve në protesta, bojkoti i mësimit, një tjetër formë reagimi, është masiv.

E njëjta situatë është edhe në universitetet e tjera. Këto janë pamjet që vijnë nga Universiteti i Mjekësisë, ku, siç duket, sallat e leksioneve, laboratorët dhe seminaret janë pezulluar tërësisht nga studentët.

Edhe në fakultetet e tjera të Tiranës, apo në rrethe, mësimi nuk zhvillohet prej ditësh. Studentët kanë shpallur bojkot pa afat dhe krah tyre kanë dalë edhe një pjesë e pedagogëve, të cilët po i mbështesin edhe nga sheshet e protestës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos