Dua Lipa i ka lënë fansat gojëhapur me pamjen e saj në Brit Awards 2021 duke vjedhur
të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq.
Në eventin e parë që mblodhi yjet britanikë që nga nisja e pandemisë, Dua u paraqit me një fustan korse të verdhë dhe me një dekolte të theksuar nga Vivienne Westwood Couture.
Dua Lipa iu ka premtuar fansave që do të jetë një natë e paharrueshme me muzikë dhe performanca live. (A2 Televizion)