Një zhytje në qytet... pishina me pamje nga qendra

Nga A2 CNN
21 Tetor 2019, 13:41 | Lifestyle

Është një nga godinat më të vjetra në Dallas, ndërtuar në vitin 1920 me një stil neo-gotik, por është njëkohësisht edhe një prej hoteleve më të njohur në qytet, falë edhe një “shpikjeje” spektakolare, një pishine në katin e dhjetë që praktikisht del në rrugë për 2,5 metra.

Hoteli “The Joule” është edhe ndër më të shtrenjtët, pasi për të qëndruar në një nga 160 dhomat e tij, dhe për të shijuar pishinën fantastike, çmimet fillojnë nga 299 dollarë nata. Por është pikërisht “laguna” në mes të betonit që e bën këtë hotel ndër më të frekuentuarit në qytetin amerikan.

Përtej pishinës, hoteli është edhe një galeri e vërtetë arti, pasi në çdo cep të tij mund të gjesh piktura dhe punime të tjera të artistëve klasikë e bashkëkohorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos