
Dimri në Korçë ka nisur tashmë dhe krahas shqetësimeve që ka krijuar pandemia, për banorët e këtij qarku një tjetër dhimbje koke është edhe sigurimi i lëndës drusore për ngrohje.
Përgjatë viteve të fundit çmimi i tyre nuk ka pësuar rritje dhe aktualisht ka mbetur në niveli 38-40 mijë lekë të vjetra për metër katror dru. Por, pavarësisht këtij fakti shitjet e druve kanë rënë ndjeshëm.
Tepër e vështirë situata është për pensionistët në këtë periudhë. Pensionistin Nexhi Shkullaku e gjejmë në fushën e druve, ai ka marrë vetëm 1 metër dhe ato po i çan vetë pasi nuk i leverdis të marrë punëtor edhe për të çarë drutë.
Rënia e blerjeve apo çmimi i papërballueshëm nuk prek vetëm tregtarët apo konsumatorët. Edhe druvarët, tashmë, kanë mbetur pa punë.
Ndërkohë, Bashkia e Korçës ka nisur një studim për instalimin e linjës së gazit në pallate dhe banesa, pasi ngrohja me gaz pritet të ulë ndjeshëm kostot e ngrohjes në dimër. (A2 Televizion)