Njeriu që kreu thirrjen e parë celulare

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 23:30 | Teknologji

Më 3 prill 1973, Martin Cooper, teksa po qëndronte në një trotuar në Sixth Avenue të Manhatanit, kreu thirrjen e parë nga një celular.

Me pajisjen që ishte sa madhësia e një tulle, inxhinieri i Motorola telefonoi rivalin e tij nga firma Bell Laboratories.

Versioni komercial i prototipit të Marty Cooper, Motorola Dynatac 8000X, doli në treg 11 vjet pas asaj thirrjeje të parë, në vitin 1984. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos