Frika nga një numër, frika nga djathi, frika nga shpenzimi i parave… në botë ka shumë fobi që mund t’u shkaktojnë njerëzve ankth.
Në fotogalerinë e mësipërme do ju njohim me disa nga fobitë më të rralla që ekzistojnë. (A2 Televizion)
Ombrophobia – Frika e vazhdueshme nga shiu, bubullimat dhe vetëtimatPogonophobia – Frika nga mjekra e dendur dhe e madhe e burraveDipsophobia – Frika nga pijet alkoolike. Personat që e kanë këtë fobi, tmerrohen edhe nëse nuhasin një të tillë ose nëse qëndrojnë pranë dikujt që piHipopotomonstroseschipedaliophobia – Frika nga leximi ose shqiptimi i fjalëve shumë të gjataKoumpounophobia – Frika nga kopsat. Personat që vuajnë nga kjo fobi nuk përdorin rroba me kopsa, por vetëm me zinxhirëErgophobia – Ankthi që përjeton një individ kur shkon në vendin e tij të punësHexakosioihexekontahexaphobia (trihexaphobia) – Frika e palogjikshme nga numri 666. Këta njerëz shmangin ose refuzojnë çdo gjë që është e lidhur me këtë numërTurophobia – Një nga fobitë më të rralla. Njerëzit që e kanë këtë fobi, ndihen keq kur shohin ose nuhasin djathëCrometophobia – Frika nga shpenzimi i parave. E kanë ata persona që kurrë nuk të ftojnë për kafe, nuk lënë bakshish ose llogarisin çdo qindarkë që shpenzojnëCatisophobia – Frika e të qëndruarit ulurApeirophobia – Frika që shkaktohet nga mendimet mbi pafundësinëArachibutyrophobia – Frikë nga kikirikët. Kjo fobi është më shumë për gjalpin e kikirikut, me njerëzit që tmerrohen se mund t’i ngelë në qiellzëAutophobia – Frikë irracionale nga të qëndruarit vetëm, përfshirë edhe kur je i pashoqëruar për vetëm pak orëCacophobia – Frikë e pajustifikuar ndaj shëmtisë, ku përfshihen njerëzit dhe objektet e shëmtuarChamainophobia – Frika nga nata e Hallouinit ose festa të tjera të ngjashmeColpophobia – Frikë dhe pështirosje ndaj organeve gjenitale njerëzore. Më e zakonshme është frika ndaj atyre mashkulloreCromophobia – Është frika e vazhdueshme ndaj ngjyraveConsecotaleophobia – Frikë nga përdorimi i shkopave kinezë për të ngrënë. Lidhet edhe me frikën ndaj ushqimeve aziatikeDutchphobia – Frikë nga njerëzit gjermanë dhe holandezëEisoptrophobia – Frika për t’u parë në pasqyrë ose një sipërfaqe që reflektonEfebiphobia – Frika nga njerëzit e rinj në moshëFagophobia – Frika irracionale se do të mbytesh kur ha, pi ose merr ilaçe në formë pilulashMacrophobia – Frika anormale dhe e pajustifikuar për të pritur për një kohë të gjatë në radhëOctofobia – Frika irracionale nga numri 8Optophobia – Frikë për të hapur sytë në situata të caktuaraXirophobia – Është një frikë shumë specifike: nga brisku i berberitNomophobia – Frika nga humbja e celularitFilemaphobia – Frika irracionale nga puthjetCoulrophobia – Frika nga kllounët. Prek sidomos fëmijët, por vërehet edhe tek adoleshentët apo të rrituritUranophobia – Frika se do të shkosh në Parajsë pasi të vdesësh