Rikonfirmohet mbajtja e Samitit të radhës të NATO-s në Tiranë, zbardhet biseda Rama-Rutte

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 22:03 | Politikë

Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Tiranë. Vendimi u rikonfirmua nga kreu i aleancës Mark Rutte, gjatë një takimi që zhvilloi sot në Bruksel me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Në një njoftim për mediat, Kryeministria ka zbardhur edhe temat e diskutimit mes dy liderëve. Në fokus të bisedës Rama-Rutte ishin sfidat aktuale të sigurisë euroatlantike, forcimi i bashkëpunimit strategjik brenda Aleancës dhe roli i Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve të përbashkëta të mbrojtjes.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të bashkërendimit me NATO-n në përballimin e kërcënimeve hibride, përfshirë sulmet kibernetike, dezinformimin, ndërhyrjet e huaja dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, si sfida që kërkojnë një përgjigje gjithnjë e më të koordinuar mes vendeve aleate. Një tjetër çështje me rëndësi strategjike ishte zhvillimi i Korridorit VIII si korridor i mobilitetit ushtarak, që lidh Adriatikun me Detin e Zi dhe përbën një komponent të rëndësishëm për lëvizshmërinë, gatishmërinë operacionale dhe sigurinë e krahut juglindor të NATO-s. Në këtë kuadër u trajtua edhe rëndësia e projektit të Porto Romanos për zhvillimin e kapaciteteve infrastrukturore dhe logjistike në mbështetje të nevojave strategjike të Aleancës”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos