Një grup djemsh irlandezë të cilët po luanin futboll në një fushë të Dublinit ngelën me gojë hapur kur një bulldog iu bashkua atyre, mori topin dhe nisi t’i driblonte një nga një.
Menjëherë, njëri prej djemve nisi ta filmonte qenin që e udhëhiqte topin me shpejtësi dhe që dukej se e kuptonte thelbin e futbollit.
Njërit prej djemve, bulldogu i bëri madje edhe një tunel, duke i futur topin mes këmbëve. (A2 Televizion)